Login për akses më të shpejtë në ofertat më të mira. Kliko këtu nëse nuk keni një llogari.

Ture ne Shqipëri Vermosh – Tamarë – Lëpushë 2 Ditë 59 EURO PROFESSIONAL

9 tetor 2024 19:07   Shërbime   Tirana   36 shikime Referenca: 96

Vendndodhja: Tirana

Çmimi: €59


Programi

Dita 1

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem.

Më pas vazhdojmë përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona.

Pasdite do të vizitojmë Vermoshin një tjetër fshat të bukur në krahinën e Kelmendit, i pozicionuar mes luginës që përshkohet nga lumi me të njëjtin emër.

Kthimi në bujtinë dhe vjen koha e darkës, ku do të shijojmë ushqimin në tavolinat e shtruara me gatimet tradicionale të zonës. Pas darke lojëra, zjarr dhe animacione.

Dita 2

Konsumimi i mëngjesit në bujtinë mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit përreth, duke shijuar natyren e papërshkrueshme të alpeve.

Më pas bëhemi gati për të vizituar ujëvarën e Selcës, përvec transportit me automjetin e agjencisë do te kemi dhe ecje përgjatë shtegut për rreth një orë një drejtim, pasi të mbërrijmë në këmbët e ujëvarës do të kemi mundësi të shijojmë pamjen dhe të pushojmë midis natyrës alpine. Pas kësaj eksperience do të vizitojmë Tamarën, një tjetër fshat të bukur alpin, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit. Kohë e lirë për të konsumuar drekën, gjithashtu personat që dëshirojnë mund të shfrytëzojnë vaskat e lumit për tu larë gjatë kohës së qëndrimit në Tamarë.

Detajet e Udhëtimit

5900 Lekë (Mëngjes + Darkë)

6500 Lekë (Mëngjes + Drekë + Darkë)

Në çmim përfshihen

Transporti me bus/ minibus

Akomodimi në bujtinë në Lepushë

Mëngjesi (Ditës 2)

Dreka ose dreka dhe darka (sipas opsionit të përzgjedhur)

Guida Shqiptare gjatë udhëtimit

Në çmim nuk përfshihen

Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën ‘Në çmim përfshihet’

Dreka në ditën e dytë

+355 68 2049598